Autoriteti francez për mbrojtjen e të dhënave personale ka gjobitur gjigandin amerikan “Google” me 50 milionë, euro për shkak të shfrytëzimit të dhënave personale të përdoruesve.

 

Kjo është gjoba më e madhe që lëshohet nga një rregullator europian ndaj një prej gjigandëve të teknologjisë.

 

Legjislacioni i ri parashikon gjoba deri në 4% të shumës së operacioneve tregtare për kompanitë që nuk respektojnë privatësinë e përdoruesve veçanërisht për qëllime reklamimi.

 

Sipas Komisionit Kombëtar për Informatikën dhe Liritë France, këto shkelje duhet të korrigjohen nga gjigandi i kërkimit, Google.

 

Duke iu përgjigjur këtij vendimi një zëdhënës i Google tha se kompania është “thellësisht e përkushtuar” për të përmbushur “standardet e larta të transparencës dhe kontrollit”.

 

Megjithatë mediat shkruajnë se gjoba në vlerën e 50 milionë eurove, është shumë e vogël në krahasim me vlerën e 4%shit të xhiros vjetore. Google, arriti të fitonte 33.74 miliardë dollarë vetëm në tremujorin e fundit te vitit te kaluara..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *