Subscribe

Shqipëria dhe Bullgaria, dy vende fqinje te Maqedonisë shprehin shqetësim per krizën politike ne kete shtet, e cila rrezikon stabilitetin e tij. Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, ndodhej per nje vizite zyrtare ne Bullgari, ku u takua me homologun Mitov, me te cilin bisedoi edhe per zhvillimet e fundit ne Maqedoni.
Ditmir Bushati: Shqipëria dhe Bullgaria, ndajnë të njëjtin vlerësim mbi krizën e shtetit të së drejtës në Maqedoni. Jemi të shqetësuar nga përpjekjet e fundit për të reduktuar dhe degraduar stabilitetin demokratik të vendit. Jemi të interesuar për një Maqedoni të paqtë, multietnike, të qëndrueshme e demokratike e cila mund të ecë përpara në proceset integruese euro-atlantike.Për këtë arsye, mbështesim plotësisht qasjen e BE-së, SHBA-së e Gjermanisë dhe përpjekjet e tyre për të lehtësuar dialogun e nevojshëm politik, i domosdoshëm për të dalë nga kjo krizë.
Prej javësh Maqedonia ndodhet ne udhëkryq, pasi ne zgjedhjet e parashikuara per ne 5 qershor do te marre pjese vetem partia e ish-kryeministrit Gruevski, VMRO-DPMNE. Ndersa Komisioni Europian e beri te qarte se nuk do te njohe rezultatin e zgjedhjeve ne keto kushte, partia e Gruevskit njoftoi se parlamenti i ri do te shpërbehet pak kohe pasi te beje betimin. Te mërkurën, Gjykata Kushtetuese shqyrton nismën e partisë shqiptare BDI për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për shpërbërjen e Kuvendit. Ne kulmin e krizës vendin pritet qe neser ta vizitoje zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Azine, Hoyt Brian Yee, ndërsa i dërguari gjerman Johannes Heindel, do te mbërrije ne Shkup gjate javes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *