E mërkurë, 16 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Fqinjët e Ukrainës përgatiten për fluks refugjatësh

Ilustrim · Vizion Plus

Agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se situata në Ukrainë po përkeqësohet shpejt, ndërsa iu  bëri thirrje vendeve fqinje që t’i mbajnë kufijtë e tyre të hapur për ukrainasit që kërkojnë një strehë të sigurt.

“Ne kemi parë tashmë raporte për viktima dhe njerëz që kanë filluar të largohen nga shtëpitë e tyre për të kërkuar siguri”, tha Filippo Grandi, komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët.

Disa vende evropiane në kufi me Ukrainën po përgatiten tashmë për të pritur refugjatët që ikin nga pushtimi rus.

Polonia po krijon pika pritjeje në kufirin e saj dhe spitalet e saj po përgatisin shtretër për ukrainasit e plagosur.

Hungaria dhe Sllovakia thonë se janë gati të mirëpresin refugjatët dhe po dërgojnë trupa shtesë për të menaxhuar fluksin e mundshëm në kalimet shtesë të vendosura në kufijtë e tyre me Ukrainën.

Gjermania ka ofruar gjithashtu ndihmë humanitare për vendet në kufi me Ukrainën.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh