Vendi
Foto+video- Aksidentohet trajleri/ Gruri i ardhur nga Ukraina “derdhet lum” në rrugë

Gruri i cili mbërriti pak ditë më parë nga Ukraina është derdhur “lumë” në autostradën Tiranë-Durrës.
Reklamë
Trajleri në të cilin ndodhej gruri është aksidentuar, e për pasojë është dedhur i gjithë në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të QTU-së.
Kujtojmë se dy ditë më parë anija me grurin ukrainas u ankorua në portin e Durrësit.
Anija “Jaohar Ranim” u furnizua me grurë në portin Izmai të Ukrainës disa ditë më parë, në bazë të marrëveshjes të arritur nëpërmjet Rusisë dhe Ukrainës, për të lejuar eksportimin e stokut të grurit të bllokuar nëpër depo për shkak të luftës.
Në Ukrainë ka ende tenoleta grurë të bllokuar, që pritet të shpërndahen në të gjithë globin.


Vazhdo të lexosh
Reklamë




