Subscribe

Policia vijon kërkimet per trupin e 49, vjeçarit Jan Prenga, i cilu u rrëmbye me 17 janar dhe u ekzekutua ne menyre mafioze ne kompleksin Golden, te Altin Hajrit ne Shijak.

 

Kërkimet po zhvillohen ne zona te veçanta dhe kryesisht ne kodrat e fshatit Manskuri, 1 km larg resortit. Kjo pasi ne kete zone u gjete nje plastmas me njolla gjaku dhe qe dyshohet se eshte përdorur nga autoret gjate nxjerrjes se trupit te Jan Prenges.

 

Ne pamjet filmike te resorit shihet se trupi i prengës mbështillet me plastmas dhe me pas hipet ne nje fugon të bardhë i cili më pas largohet për fshehjen e trupit.

 

Deri më tani uniformat blu kanë arrestuar 5 persona mes të cilëve disa pjestarë të familje hasjir si te implikuar em vrasjen ndërsa është shpallur në kërkim Altin Hajri.

 

Shkak i rëmbimit të Jan Prengës u bë një sasi kokaine e marrë nga vëllai i tij nga grupet kriminale.

 

“Vizion Plus” ka siguruar fotot e dinamikës së ngjarjes së ndodhur në kompleksin “Golden”.

 

Autorët janë të maskuar dhe të armatosur, ndërsa i vetmi që nuk ka maskë, një burrë me bluzë të bardhë.

 

Në bodrum shihen tre makina, ku nga njëra prej tyre nxirret trupi i pajetë i Jan Prengës. Ata e fusin trupin në qese plastmasi dhe më pas, siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, ndërrojnë rrobat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *