Fatmirësisht ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës ditën e sotme bëri të mundur shmangien e një tragjedie në një pallat në kryeqytet ku ra zjarr.

Falë reagimit të shpejtë, heronjtë e ditës bënë të mundur nxjerrjen nga banesa të një zonje dhe një fëmije duke i larguar nga zjarri i rënë në një apartament në katin e 7-të të një pallati në rrugën ‘Mihal Grameno.
Sikurse mund të shihni edhe nga këto foto, zjarri i rënë rreth orës 12:25 ka qenë tepër i fuqishëm.
Çdo ditë zjarrfikësit e Tiranës përballen me raste të shumta emergjente duke filluar që nga aksidentet automobilistike e gjer tek rastet e zjarreve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *