Këtë të dielë shqiptarët kanë qenë të ndarë në dy fronte një pjesë e qytetarëve kanë shkuar drejt qendrave të votimit ndërsa një pjesë tjetër kanë zgjedhur të marshojnë në rrugë kundër këtyre zgjedhjeve.

 

Militantët e opozitës kanë zgjedhur që të protestojnë në një formë ndryshe këtë të dielë, nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë. Protesta nga mbështetësit e opozitës kanë qenë kryesisht marshime paqësore me këngë e valle dhe thirrje për mospjesmarrje në zgjedhje.

 

Protesta janë zhvilluar në Tiranë, Shijak, Burrel, Korçë.

 

Në qendrën e votimit të vendosur në shkollën ‘Vasil Shanto’ në Tiranë një grup protestuesish janë veshur me uniforma në kohën e  komunizmit dhe me grushtin lart si në atë kohe.

 

 

Protesta Berat

Protesta Burrel

Protesta Shijak

Protesta Korce

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *