Të rrezikosh jetën për një foto duket çmenduri, por të qenët protagonist në mediat sociale duket se është më e rëndisshme se vetë siguria e njeriut ! Dëshira për një foto ekstreme ka vënë në rrezik jo pak njerëz në mbarë botën dhe për fat të keq ka rezultuar fatale për 259 njerëz. Këto janë shifra të zbuluara pas një raporti të revistës shkencore, Journal of Family Medicine and Primary Care të All India Institute of Medical Sciences ku thuhej se numri i rasteve të vdekjeve të shkaktuara nga selfiet sa vinte e rritej.

Sipas hulumtimit, në harkun kohor prej gjashtë vitesh 2011 – 2017, ka pasur të paktën 259 të vdekur për shkak të selfieve! Personat kanë humbur jetën ndërkohë që përpiqeshin të shkrepnin foton perfekte për rrjetet sociale.
Kërkimi është realizuar nëpërmjet kërkimeve në motorrët e kërkimit me fjalë kyçe si “vdekje e shkaktuar nga selfie”, “aksident nga selfie”, “vdes nga selfie”. Në ëeb janë gjetur informacione mbi 137 raste në gjithë botën që kanë shkaktuar 259 viktima. Periudha e analizuar është tetor 2011 – nëntor 2017. Thuajse tre të katërtat (72,5%) janë meshkuj e mosha mesatare e viktimave është 23 vjeç.
Numri më i madh i viktimave regjistrohet në Indi, me thuajse gjysmën e incidenteve, ndjekur nga Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Pakistani. Pjesa më e madhe e personave, 70, e kanë humbur jetën për shkak të mbytjes. Shkaku i dytë më i shpeshtë rezulton një incident me një mjet transporti, në pjesën më të madhe të rasteve, personat ishin duke bërë një selfie pranë trenave. Ndër shkaqe të tjera janë rëniet, korrenti, dhe madje, në 8 raste, kafshët./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *