E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Fotot e Kate Middleton topless i japin 100.000 euro dëmshpërblim

Kate dhe William kanë fituar çështjen gjyqësore ndaj revistës franceze “Closer”, e cila publikoi foto topless të Kate. Gjykata franceze vendosi që fotot, të cilat janë bërë kur çifti mbretëror ishte me pushime në Provence pesë vite më parë, ishin shkelje e privatësisë së tyre.

 

 

Reklamë

 

 

 

 

Megjithatë pas publikimit nga revista franceze, fotot u publikuan dhe nga revista të tjera prestigjoze në Europë.

 

 

 

 

 

 

Gjykatësi dëmshpërbleu çiftin me nga 50.000 euro secili, gjithashtu gjobiti stafin dhe fotografët e “Closer”, më shumë se 100.000 euro, shuma maksimale e lejuar. Fotot e Kate, duke marrë rreze dielli në një terrace, u botuan në kopertinë dhe brenda revistës “Closer” në vitin 2012.

Vazhdo të lexosh

Reklamë