E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 24 minuta më parë
Sociale

FOTOLAJM/ Rrufeja dhuron spektakël në Pogradec

Reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë e erës kanë sjellë probleme të shumta ditën e sotme në disa zona të vendit, duke rrëzuar pemë dhe bllokuar qarkullimin.

Megjithatë natyra “gjen” kohë edhe të surprizojë me fenomenet e saj, siç është ky moment i kapur në foto i një rrufeje që lidh bashkë në një çast qiellin dhe tokën në Pogradec.

Duhet theksuar gjithashtu se si pasojë e stuhisë së fortë të erës dhe dallgëve të fuqishme një traget i linjës Ohër-Shën Naum ka kaluar në ujërat shqiptare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë