E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Fotoja e rreme, ambasada britanike kritikon deputeten Flora Brovina

Ambasada e Britanisë në Prishtinë ka kritikuar veprimin e deputetes Flora Brovina, e cila me një foto të rreme u përpoq të tregonte dhunën e trupave serbe në Kosovë gjatë luftës së viteve ‘98-‘99.

 

Reklamë

Përmes një njoftimi për mediat ambasada britanike ka deklaruar se krimet e luftës duhet të hetohen nga institucionet dhe jo të përdoren për qëllime politike.

 

“Është e rëndësishme që pohimet për krime të rënda gjatë konfliktit të hetohen nga institucionet e duhura, mbi të gjitha duke i dhënë përparësi drejtësisë dhe mbështetjes për të mbijetuarit, viktimat dhe familjet, sipas sundimit të ligjit dhe jo oportunizmit politik”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë