E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Fotografuan rezidencën e Erdogan, e pëson çifti izraelit

Ilustrim · Vizion Plus

Një çift izraelit, të cilët fotografuan rezidencën e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan në Stamboll është arrestuar nën dyshimin e spiunazhit.

Në momentin që çifti ka bërë foton, sipas mediave turke, ata kanë qenë të ulur në një restorant në Stamboll, dhe u denoncuan në polici nga një kamarier. Megjithatë, sipas avokatit të çiftit, fotografia është realizuar nga brenda një anijeje.

Më pas, e dërguan foton në një grup familjar në WhatsApp, ku shkruanin: “Një shtëpi kaq e bukur”.

Çështja do të hetohet nga shërbimi kundër terrorizmit turk, sipas raportimeve, duke shtuar se çifti pritet të dalë këtë të premte në gjykatë.

“Arrestimi i klientëve të mi është i panevojshëm. Ishte një akt i pafajshëm i bërë në mirëbesim, si një akt turistik, dhe jo si një akt ‘kriminal’”, tha avokati i çiftit Nir Yaslovitzh në një letër drejtuar Ministrit të Jashtëm Yair Lapid.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh