E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Fotografoi votën, arrestohet i riu në Tiranë

Një i ri nga Tirana është arrestuar nga policia pasi ka fotografuar votën.

 

 

Burime nga policia thanë se oficerët e Komisariatit numër 2, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Denis Nuhaj, 20 vjeç, banues në Tiranë

Reklamë

 

 

Ai është konstatuar nga Komisonerët e Qendrës së Votimit nr 1829/2, në Shkollën Dëshmorët e Lirisë, duke fotografuar votën.

 

 

Dosja me materialet procedurale i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë