Një fotograf kapi një skenë magjike ndërsa shëtiste në Mbretërinë e Bashkuar këtë muaj. Ai hasi një fenomen që duket se krijon një “engjëll në qiell”.

 

Lee Howdle po shëtiste në Parkun Kombëtar të Qarkut Peak në Derbyshire në Anglinë qendrore, kur u ndesh me një pamje të çuditshme.

 

Kjo pamje të shfaqet kur një person qëndron në një zonë të ngritur mbi një re dhe dielli është mbrapa kurrizit të tij.

 

Drita reflekton në pjesën e pasme të hijes së personit dhe formon një formë rrethore të ngjyrave rreth figurës së tyre të errët që mund të duket jashtëzakonisht e madhe.

 

“Hija ime dukej e madhe. Ishte në këtë ylber rrethor. Ishte si një engjëll në qiell mbi kodra, ishte shumë magjik”, tha Hodwdle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *