Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja tragjike që tronditi Kosovën mbrëmjen e sotme, ku një burrë vrau gruan e tij 35-vjeçare shtatzënë bashkë me foshnjën.

 

Viktima Hamide Magashi u vra nga Sokol Halili para maternitetit në Prishtinë dhe nuk mundi dot t’i shpëtonte plagëve. Ata ishin martuar këtë vit, po së fundmi ishin ndarë dhe kishin probleme me njëri-tjetrin.

 

35-vjeçarja ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë.

 

Njoftimi i policisë

 

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.

 

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”.

One thought on “Foto+emrat/ Ja viktima dhe autori i ngjarjes së rëndë në Kosovë

  1. Mua si laik nga mjekësia, më ka lindur pyetja, bashkë më dëshirën për ta ditur: Cilat ishin përpjekjet e njësisë emergjente -profesionale mjekësore(në mesin e tyre ligjërues të mjekësisë të përgjithshme, të magjistraturës dhe të doktorant urës, për shpëtimin e shtatzënës, nëse jo, bile të foshnjës në brendësinë e saj?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *