Subscribe

Jesar dhe Jaser Shabaj janë dy vëllezërit nga Shkodra, të cilët dyshohet se ishin përgatitur për të kryer një ngjarje kriminale. Policia zbuloi arsenalin e armëve të dy vëllezërve, teksa arrestoi njërin prej tyre, Jesar Shabaj dhe tjetri është shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit të kryer policia gjeti mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C4 peshë 300 gram, të programuara për shpërthim në distance, të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore.

Policia ka sekuestruar celularin e vëllait të arrestuar, që besohet se do të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes kriminale të planifikuar.

Jesar Shabaj

Dy vëllezërit jetonin mes Shkodrës e Tiranës, ndërsa ende nuk dihet se për çfarë ngjarje kriminale do të përdorej municioni luftarak i sekuestruar.

Jaser Shabaj

Burime bëjnë të ditur se dy vëllezërit bënin pjesë në një grup të stukturuar kriminal në Shkodër, por që kishin edhe bazë në Tiranë. Minat përgatiteshin në mënyrë artizanale. Dyshohet se lënda shpërthyese ishte përgatitur për larje hesapesh mes bandave, ose e porositur nga persona të tjerë për ndonjë atentat të mundshëm./vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *