Kronikë
FOTO/ Zhduket i riu shqiptar në Greqi, policia në kërkim

Një 22-vjeçar shqiptar është zhdukur në Greqi. Sipas mediave greke, i riu jetonte në Kato Lakatameia dhe rezulton i humbur që prej orës 06:00, moment kur është parë për herë të fundit në shtëpinë e tij.
Sapo është informuar, policia greke është vënë në kërkim të tij. Policët kërkojnë edhe ndihmën e qytetarëve për të mbledhur detaje e për të zbuluar se ku mund të jetë shqiptari.
Reklamë
Herën e fundit ai është parë i veshur me pantallona të errëta, atlete të bardha dhe xhaketë.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




