E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Foto- Vrau komshiun për një copë tokë në Pogradec/ Asnjë gjurmë nga autori, dy dyshimet e policisë

Del foto e Fatmir Manellari i akuzuar për vrasjen e Safet Hyskollari në fshatin Gështenjas të martën e kësaj jave.

 

Reklamë

Policia e Pogradecit në bashkëpunim me forca të tjera janë vënë në ndjekje të autorit, por deri tani nuk kanë rënë në gjurmët e tij që nga dita e krimit.

 

Reklamë

Manellari pas vrasjes ka marr me vehte dhe thikën me të cilën i mori jetën 65 vjeçarit dhe nga ajo ditë nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët ashtu siç nuk ka pasur kontakte me të  afërm apo të njohur pasi ai nuk mbante telefon.

 

Policia nuk perjashton mundësitë e kalimit në Maqedonin e Veriut ashtu siç nuk e përjashton mundësinë e vetvrasjes. Kjo nisur dhe nga fakti se nga e marta e deri të shtunën nuk ka asnjë sinjal nga kryepleqtë e fshatrave të Bashkisë së Pogradecit. Gjithësesi forcat e komisariatit të Pogradecit jo vetëm po krehin zonën, por kanë në vëzhgim të afërmit e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë