Personi që shihni në foton e mësipërme është Ersild Ishmi, 33 vjeçari i cili mbeti viktimë e të shtënave me armë që u regjistruan mbrëmjen e kësaj të hëne në Velipojë.

Dy vëllezër, Gëzim dhe Eduart Frroku, pronarë të një hoteli, janë autorët e vrasjes së 33-vjeçarit dhe kunatit të tij, Arsid Hoxha, 22 vjeç, të cilët vijojnë të jenë ende në arrati.

Zanafilla e konfliktit ka nisur dy muaj më parë, për të “larë hesapet” mbrëmjen e 19 gushtit me përdorimin e armës.

Deri më tani, policia bën me dije se dy persona janë ndaluar në lidhje me ngjarjen. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi M.P e po ashtu është arrestuar Zyber Zagradi, i cili ishte kamarier në hotelin e autorëve mori një plumb në këmbë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *