FOTO/ Viktima e aksidentit në Elbasan, baba i një vajze, arrestohet shoferja
E diela ishte një ditë me një bilanc tragjik në rrugët e Shqipërisë.
Më së shumti, aksidenti me tragjik ishte ai i mbrëmjes në aksin Elbasan-Bradashesh në hyrje te këtij qyteti.
9 persona mbeten të plagosur, nga të cilët 5 u desh të marrin ndihmë të specializuar në spitalin rajonal të Elbasanit.
Fatkeqësisht 36 vjecari Kledis Deda, banues ne fshatin Katund i Ri ndërroi jetë.
Ai ishte pasagjer në një makinë tip “GOLF” kabriole që drejtohej nga vajza me iniciale F.B. 29 vjece.
Makina e tyre u përplas me një furgon pasagjeresh të linjës Korcë-Tiranë.
Automjeti u shkaterrua plotësisht teksa dyshohet se ka qënë me shpejtësi të madhe dhe ka bërë parakalim të gabuar.
Nuk dihet nëse drejtuesja e mjetit e cila ka marrë dëmtime të rënda, po është jashtë rrezikut, është apo jo gruaja e viktimes.
Gjithsesi ajo është arrestuar nga policia per veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Viktima Klevis Deda ishte i martuar dhe kishte një vajzë të vogël 2 vjece.





