Eneida Pishkashi
Eneida Pishkashi

Vajza që shihni në foto është 24-vjeçarja që humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, që u shënua disa ditë më parë në rrugën Prrenjas-Qafë Thanë.

24-vjeçarja fatkeqe dha frymën e fundit të shtunën e 13 prillit në spitalin e Traumës në Tiranë. E reja ishte në gjendje të rëndë, pasi gjatë aksidentit e zuri poshtë makina.

Lexo edhe :

Related Posts

Aksidenti fatal ndodhi më datë 8 prill, kur një makinë e cila po lëvizte me shpejtësi përplasi  anëtarët e një familje, teksa këta të fundit ishin në këmbë jashtë makinës së tyre anash rrugës.

Vajza tjetër e familjes, 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6 vjecare. Ndërkohë, policia ka arrestuar 44-vjeçarin nga Peshkopia që shkaktoi aksidentin.

“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 08.04.2024, në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, ku si pasojë mbetën të dëmtuar 4-shtetas, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë ndaluar me iniciativë shtetasin J. D., 44 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor. Shtetasi J. D., me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet dhe si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka goditur dhe një automjet tip “Passat”, në ambientet e një servisi. Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që ndodheshin jashtë automjetit “Passat” (pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet)”, njoftoi policia. /vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *