Ky që shikoni në foto është Entjan Nikulaj, viktima e të shtënave me armë zjarri në Lezhë. Autorët e atentatit që i mori jetën, i zunë pritë teksa ai kthehej për në banesën e tij. Ndonëse mbërriti me shenja jetë në spitalin e Lezhës, Entjan Nikulaj, nuk mundi t’iu mbijetonte plagëve të marra.

 

Autorët u larguan me një automjet tip “BMW”, targat e të cilit rezultojnë të denoncuara si të vjedhura.

 

Viktima është djali i xhaxhait të biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili po ashtu u ekzekutua disa muaj më parë në një atentat mafioz, në biznesin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *