E diel, 18 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Foto të reja nga dosja e Epstein, fizikani Stephen Hawking shfaqet mes dy vajzave me bikini, çfarë u gjet brenda apartamentit

Media ndërkombëtare kanë publikuar fotografi të reja që thuhet se janë pjesë e dosjes së Departamentit Amerikan të Drejtësisë lidhur me çështjen e financierit të dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein.

Në një nga fotot shfaqet fizikani i njohur britanik Stephen Hawking, i ulur mes dy vajzave të reja me bikini që mbajnë pije në duar. Nuk është konfirmuar vendi ku është realizuar fotografia, por disa raportime sugjerojnë se mund të jetë bërë në ishullin privat Little Saint James në Ishujt e Virgjër Amerikanë, pronë e Epstein.

Reklamë

Sipas gazetës britanike Daily Mail, Hawking ishte një nga 21 shkencëtarët e ftuar nga Epstein në vitin 2006 në këtë ishull. Emri i tij përmendet disa herë në dokumente, megjithatë deri tani nuk ka prova që ta lidhin me veprime të paligjshme. Hawking, profesor i njohur në Universitetin e Kembrixhit, ndërroi jetë në vitin 2018 pas një beteje të gjatë me sëmundjen ALS.

Reklamë

Ndërkohë, e përditshmja franceze Le Parisien ka publikuar fotografi nga apartamenti i Epstein në Paris. Në pamje shihen një tavolinë masazhi, lodra erotike dhe fotografi të grave të zhveshura në mure.

Apartamenti me 18 dhoma ndodhet në Avenue Foch në Paris dhe, sipas prokurorëve francezë, dyshohet se është përdorur për kryerjen e krimeve të rënda seksuale.

Piktura e Epstein me dy gra të zhveshura pranë tij
Muret e apartamentit të Epstein në Paris të mbuluara me piktura të grave të zhveshura

Fotografitë thuhet se janë pjesë e një hetimi të vitit 2019, pas akuzave për përdhunim ndaj Jean-Luc Brunel, agjent francez modelesh dhe bashkëpunëtor i gjatë i Epstein.

/vizionplus.tv

Apartamenti kishte edhe shtretër masazhi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë