E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

FOTO/ Si të ushqehemi në mënyrë të sigurtë në kohë koronavirusi

Në një kohë kur koronavirusi po rrezikon shumë jetë njerëzish, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë disa këshilla për qytetarët sesi të ushqehen në mënëyrë të sigurtë. Këto këshilla janë publikuar në “Facebook” përmes fotove edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ku midis të tjerash vihet theksi që mishi duhet të konsumohet i gatuar mirë.

 

“OBSH ka dhënë këshilla për njerëzit se si të mbrojnë veten dhe ata përreth tyre nga marrja e sëmundjes, gjithashtu edhe rekomandime për publikun e gjerë për të zvogëluar ekspozimin dhe transmetimin e një sërë sëmundjesh, të cilat përfshijnë higjenën e duarve, frymëmarrjes dhe praktikat e sigurta të ushqimit.”

 

Reklamë

Po ashtu, një tjetër masë që mund të marrë çdo person për t’u mbrojtur nga virusi vdekjeprurës është larja sa më e shpeshtë e duarve. AKU theksoi në postim se OBSH po punon me autoritetet kineze dhe ekspertët global për të mësuar më shumë rreth virusit dhe sesi mund të mjekohet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë