Foto shokuese nga karantina/ Transformohet “James Bond”

“Izolim…dhe jemi vetëm në javën e gjashtë”, kështu shkruan Pierce Brosnan në profilin e tij në instagram përkrah një foto thuajse shokuese që ka publikuar. Një foto ku aktori I famshëm duket me mjekërr të rritur ndjeshëm dhe flokët shumë të gjatë që së bashku me mjekrren gati I mbulojnë të gjithë fytyren dhe e bëjnë të panjohur për shumëkënd. Një pamje që e rikthen 66 vjecarin e famshëm në personazhin e njohur Robinson Crusoe, luajtur me shumë sukses në vitin 1997 dhe padiskutim shumë larg personazhit plot stil dhe me klas që na ka ofruar përmes Agjentit 007.
Pierce Brosnan është I martuar me Keely Shaye Smith me të cilën një javë më parë festoi 26 vitet e lidhjes. Dashurinë e tyre ata e kurorezuan në vitin 2001. Më herët ai kishte qënë i martuar me Roger Moore ( vdiq në 1991) dhe më pas me Cassandra Harris.
Ai është baba I tre fëmijeve ( dy me gruan aktuale Keely dhe një tjetër me Cassandra Harris).





