Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj masës “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga gjyqtari i Apelit të GJKKO-së, Engert Pellumbi, me një shënim drejtuar oficerit të policisë.
Në këtë shënim, Berisha e konsideron vendimin ndaj tij si një akt të turpshëm politik dhe akuzon prokurorinë për shkelje të Kushtetutës, duke pretenduar se po mundohet të ndalojë fjalën e lirë.
Ai gjithashtu ka theksuar se do të vazhdojë të denoncojë bashkëpunimin e personazheve si Duman dhe të tjerë me krimin, duke i cilësuar si pjesë të një “organizatë kriminale”.
“Ky është një akt i turpshëm politik me të cilin prokuroria në kundërshtim me kushtetutën kërkon të më ndalohet fjala e lirë, dhe një gjykatës kukull i Partisë vendosi sipas kërkesës së tyre.
Unë kam denoncuar dhe do denoncoj bashkëpunimin e Dumanit e kompani me krimin si një organizatë kriminale”, ka shkruar Berisha në shënimin e tij./vizionplus.tv






