Pas takimit të liderëve të rajonit në shkup, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë të ditur se së bashku me kryeministrin Edi Rama janë takuar me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut Arben Taravari.

Bashkangjitur fotografive Kurti thotë se shqiptarët duhet të jenë krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie dhe se sfidat e vendeve tona janë të ngjashme. Sipas kurtit, shërbimi ndaj qytetarëve duhet të jetë i palëkundur.

Albin Kurti: Në Shkup, në margjina të konferencës së liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së, bashkë me kryeministrin Rama takuam dhe bashkëbiseduam me Arben Taravarin, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët.

Shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje. Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *