E enjte, 24 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 40 sekonda më parë
Video · Sociale

Foto/ Pogradeci nuk “tradhtohet” nga pushuesit edhe në kohë pandemie

Pushuesit i rikthehen Pogradecit. Kryesisht per fundjave, por edhe te tjere qe kane zgjedhur qytetin liqenor per te kaluar pushimet, pushuesit vijne jo vetem nga qytete te ndryshme te Shqiperise, por edhe nga Maqedonia e Veriut.

Fundjavat ne Pogradec çdo vere shenojne numur te larte pushuesish nga te gjitha grupmoshat, por kete vere edhe per shkak te situates, duket se shifra e atyre qe zgjedhin te shijojnë liqenin e Ohrit dhe atraksionet e Pogradecit eshte rritur.

Ajo qe vihet re ne plazhet e vijes liqenore nga Lini e deri ne Tushemisht hapesirat janë shtuar, cka e bën më të lehtë mbajtjen e distancave për pushuesit.

Sakaq, Bashkia e Pogradecit ka bërë me dije se këtë fundjavë Pogradeci ka qene 100% i rezervuar. Të rezervuara kanë qenë 793 dhoma me 1355 shtretër në total nga hotelet dhe mbi 1000 shtretër që ofrohen nga shtëpitë me turizëm familjar, si edhe shumë pushues që kanë apartamentet e tyre në këtë qytet.

Më shumë video

Reklamë