E shtunë, 19 Shtator 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'drite Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

FOTO/ Nënë e bir humbën jetën në aksident, dalin fotot

Ilustrim · Vizion Plus

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Kosovë.

Mësohet se një grua dhe një djalë, nënë e bir, kanë humbur jetën në një aksident rrugor gjatë ditës së sotme.

Nënë e bir me prejardhje nga fshati Skifteraj i Vitisë, po ktheheshin nga pushimet, në Kosovë.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, u ka shprehur ngushëllime familjes Hajdari nga fshati Skifteraj, për humbjen e dy familjarëve të tyre.

“Bashkëndjejmë dhimbje për humbjen e jetës së dy më të dashurve tuaj, e nderuara familje Hajdari. Në emër të institucioneve komunale, por edhe të qytetarëve të komunës së Vitisë, u shprehi ngushëllimet më të sinqerta, në këto momente të rënda që po kaloni. Ngushëllime”, thuhet në telegram ngushëllimin e kryetarit Haliti.

Mediat vendase kanë publikuar edhe fotot e viktimave:

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh