E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

FOTO/ Mbante të burgosur familjarët në banesë, ky është 35-vjeçari

Personi që shikoni në foto është 35-vjeçari Jetnor Zhaboli, i cili mbante të mbyllur prej muajsh në banesë familjarët e tij.

Reklamë

Zhaboli mbante të mbyllur bashkëshorten, nënën dhe fëmijët e mitur dhe i monitoronte edhe me kamera.

Madje kamerat ishin vendosur edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet.

Reklamë

Ai ka deklaruar në polici se e bënte këtë për t’i mbajtur familjarët nën kontroll.

Nga ana e të dhunuarve nuk ka pasur një denoncim në polici. Ngjarja u zbulua nga policia nëpërmjet rrugëve operative dhe më pas është ndërhyrë.

Në momentin kur efektivët kanë shkuar në banesë të gjitha dyert ishin kyçur dhe dëgjoheshin vetëm zërat e njerëzve që ishin brenda.

Më pas policia ka marrë 35-vjeçarin, i cili ka hapur derën e banesës.

Zhaboli dhe bashkëshortja e tij ishin të martuar prej 10 vjetësh. Gjatë kësaj periudhe, 35-vjeçari kishte shfaqur vazhdimisht xhelozi, por vitet e fundit sjelljet e tij ishin bërë më agresive.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë