E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

FOTO/ Mara transferohet te kampionët e Gjeorgjisë

Ish-futbollisti i Skënderbeut, Uerdi Mara do të vijojë karrierën e tij në Gjeorgji, me kampionët e Dinamo Batumit.

Futbollisti 24-vjeçar, i cili ishte pjesë e skuadrës turke Ankara Keçiörengücü në pjesën e parë të sezonit, është prezantuar nga klubi gjeorgjian.

Mara bëri mjaft mirë në Tuqi, ku luajti 15 ndeshje e shënoi edhe 2 gola, e pikërisht paraqitjet e mira kanë tërhequr vëmendjen e Dinamo Batumi, që i ka bërë vend mesfushorit korçar.

Mara në të shkuarën ka qenë pjesë e Skënderbeut ku edhe hodhi hapat e para si futbollist dhe luajti për pesë sezone, para se të kalonte në Turqi. Po ashtu, 24-vjeçari pati një eksperiencë të shkurtër edhe tek bullgarët e Beroe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë