E shtunë, 10 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

FOTO/ Makina e autorëve që qëlloi 13 herë drejt tavolinës ku po pinte kafe viktima Nazmi Bandula

Vijojnë hetimet për gjetjen e autorëve të atentatit ne Shkoder ku mbeti i vrare 55 vjeçari Nazmi Bandulla.

 

Reklamë

Janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve të zonës dhe po vëzhgojnë të gjitha pamjet që kanë siguruar ato.

 

Reklamë

Disa nga kamerat kanë kapur makinën e autorëve,e cila rezulton të ishte një makinë tip Mercedez Benz ngjyrë ngri me targa të vjedhura.

 

Vizion Plus ka siguruar nje foto nje foto te mjetit me te cilin eshte bere atentati me targa AA 208 SZ.

 

 

Makina ka lëvizur në disa zona dhe lagje të qytetit por më pas ka humbur gjurmët.

 

 

Policia e Shkodres berë disa kontrolle në pikat e autoserviseve dhe makinave që shiten pë pjesë pasi ka dyshime se ajo mund të jetë çmontuar.

 

 

Dyshohet se në makinë ishin tre autorë, njëri shoferi dhe dy të tjerët dyshohet se kanë qëlluar drejt objektivit.

 

 

Sipas grupit hetimor drejt tij është qëlluar 13 herë, ndërkohë që 6 plumba i kanë shkaktuar vdekjen.

 

 

Deri tani jane shoqeruar dhe jane marre ne pyetje 20 persona.

 

Pista kryesore e atentatit ndaj Nazmi Bandulles eshte e kaluara e tij, pasi edhe me heret ate kane tentuar ta vrasin. Viktima ka nje te kaluar me dritë-hije me dyshime se ka qene i perfshire ne trafikun e prostitucionit dhe ne vrasje.

 

Më shumë video

Reklamë