Subscribe

111 vjetori i Pavarësisë ka sjellë një shtrëngim të duarve mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij Albin Kurti.

 

Ky i fundit ka qenë sot në Vlorë ku ka marrë pjesë në emoninë e ngritjes së flamurit si dhe ka kryer homazhe në monumentin e Pavarësisë.

 

Pas homazheve, mes dy kryeministrave shqiptarë ka pasur edhe një shtrengim duarsh, pas përplasjes që kanë pasur me njëri-tjetrin.

 

Tensionet në veri të Kosovës, ka sjellë edhe krisjen mes tyre, ku Rama  përmes një propozimi që i dërgoi ndërkombëtarëve, “jepte argumente” se si mund të zgjidhej asosacioni i komunave me shumicë serbe, pa u konsultuar me Kurtin.

 

Nga ana tjetër, ky i fundit nuk e pranonte propozimin e Ramës, ndërsa refuzoi edhe takimin me kryeministrin shqiptar kur ai shkoi në Prishtinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *