Ashtu sic edhe kishte paralajmeruar, Presidenti Ilir Meta është ngjitur në majën më të lartë në vend, në Korab.

Kreu i shtetit bëri realitet objektivin e tij veror, që ishte ngjitja në majën më të lartë në rajon, konkretisht 2751 metra.

Në këtë sipërmarrje jo të lehte, Meta ka pasur si bashkëudhëtar aktorin e humorit Bes Kallaku me të cilin,  Presidenti njihet që në kohërat e tij tek LSI, ku Kallaku shpesh ftohej në aktivitetet e kësaj partie.

Meta me të bërë realitet këtë synim të tijin, nuk ka vonuar ta ndajë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale duke nxjerre një foto ku bën simbolin e shqiponjës bashkë me aktorin e humorit nga Maja e Korabit.

Një foto të cilën e shoqëron edhe me një urim për ndjekësit e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *