E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Foto-Lajm: Kosova nis ushtrinë drejt Shqipërisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas tërmetit në Shqipëri ku thekson se Kosova është në mbështejtet të të gjithë shqiptarëve dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonavr të dëmtuara.

 

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi shkruan se pas komunikimit me kryeministrin Ramë  i ka konfirmuar se njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti

 

“Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, ku u informova për gjendjen pas tërmetit që goditi Shqipërinë. Kryeministrit Rama, në emër të qytetarëve të Kosovës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që pësuan nga tërmeti.  Kryeministrin Rama e sigurova se Kosova do të jetë në mbështetje dhe përkrah Shqipërisë. Tashmë njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtuara nga tërmeti.”

 

 

Vazhdo të lexosh