E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 38 minuta më parë
Politikë

FOTO-LAJM/ Ilir Meta nderon gardistin…

Ilustrim · Vizion Plus

Në kulmin e përplasjeve të forta në distancë dhe replikave të ashpra mbi zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Meta nuk i ka kursyer deklaratat e ashpra edhe ndaj selive diplomatike në vendin tonë. Herë nëpërmjet Blushit të tij ( sic thotë shpesh Presidenti) e herë në daljet e veta mediatike, Ilir Meta është kthyer në personazhin politik më të përfolur të momentit.

Edhe këtë herë në daljen para mediave, para presidencës fill pas takimit me ish Presidentin Nishani, ai ka dhuruar show, jo vetëm me fjalorin e përdorur duke i etiketuar ndërkombëtarët palace, por edhe me gjestet e tij, perdorimi i duarve dhe tonaliteti i ashpër i zërit.

Por në anën tjetër ka bërë përshtypje edhe një fotografi e shpërndarë nga Presidenca ku ai nderon gati-gati si ushtarak, gardistin e Presidencës brenda në oborrin e këtij institucioni. Në mesin e luftës së fotrtë politike me mazhorancën dhe selite diplomatike në Tiranë, kreu i shtetit shfaqet ndryshe…

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh