E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

FOTO LAJM/ E pazakontë, një çakall në qendër të Tiranës

Ka qenë një mëngjes krejt i pazakontë ai i sotmi në zonën pranë qendrës së Tiranës, të cilat janë vizituar nga një cakall.

Një çakall është pikasur nga qytetarët që po pinin kafen e mëngjesit në zonën e Teatrit të Operas dhe Baletit, të cilët kanë njoftuar fillimisht Policinë Bashkiake.

Cakalli, i trembur edhe nga njerëzit, është strukur në një prej lokaleve të zonës.

Gjitari është një kafshë e pazakontë në rrugët e qyteteve dhe nuk dihet se si ka përfunduar në qendër të Tiranës, por mendohet se ka qenë në kërkim të ushqimit.

Në vendin ku ndodhej cakalli ka mbërritur ekipi i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit i Bashkisë së Tiranës duke e futur atë në një kafaz. /vizionplus

Vazhdo të lexosh