Sot pritet të nisë seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Lexo edhe :

Related Posts

E teksa deputetët dhe ministrat i drejtohen Kuvendit, deputeti demokrat Dash Sula ka bërë një hyrje ndryshe nga të tjerët.

Deputeti ka derdhur qumësht në shkallët e parlamentit, për të treguar mbështetjen e tij ndaj protestës së blegtorëve, të cilët ditët e fundit kanë protestuar për çmimin e lirë të qumështit.

Sula bëri thirrje që “qeveria të kthejë sytë nga blegtorët”.

“Kostot janë të mëdha. Fermerët janë në pikën e hallit…Të mos diskutojmë 10 përqindëshin për inputet e produkteve bujqësore. Qeveria nuk ka kohë të merret me blegtorët. Fondet janë të AZHBR-së. Miliona euro nuk merren nga fermerët por persona të caktuar që kanë devijuar fondet në ndërtim apo vende të tjera”, tha Sula për gazetarët./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *