Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar foton Armand Shakaj, 41-vjeçari që dyshohet se mori peng 34-vjeçarin Eglant Koçin.
41-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia, teksa mësohet se Koçi dhe Shakaj ishin miq me njëri-tjetrin.
34-vjeçari Eglant Koçi, i i zhdukur që prej datës 4 qershor, po kërkohet nga policia e Tiranës.
Ai dyshohet të jetë rrëmbyer nga 41-vjeçari Armand Shakaj, i cili është shpallur në kërkim.
Ndërkohë në pranga ka rënë Enea Zyferi, 25-vjeç. Ky i fundit punonte si kamarier në lokalin e pengmarrësit dhe dyshohet se ka ndihmuar në rrëmbim.
Deri më tani, bëhet e ditur se është gjetur motori i 34-vjeçarit, ndërsa vetë ai besohet të jetë transportuar me makinë në një vend ende të panjohur.
Policia arrti ta zbulojë këtë automjet, por jo pengun dhe rrëmbyesin e tij.





