Subscribe

Një 25-vjeçar është gjetur këtë të shtunë i pajetë në makinën e tij, në aksin rrugorë Vlorë-Babicë. Trupi i tij u zbulua rreth orës 07;35 në një makinë tip “Fiat Punto”. Pas hetimeve të policia u bë i mundur identifikimi dhe ai është Xhuljan Bullari nga Tirana.

 

Të dhënat paraprake flasin për një ekzekutim mafioz me armë zjarri nga autorë ende të panjohur. Dyshohet se 25-vjeçari është qëlluar tre herë: një herë në kokë e dy herë në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

 

Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë zbuluar trupin e pajetë dhe më pas kanë njoftuar policinë.

 

Vendi ku është gjetur trupi i viktimës është një rrugë e thelle ku nuk ka shtëpi banimi në fshatin Babicë, çka ngre dyshimet se i riu mund të jetë nxjerrë në pritë. Deri më tani nuk ka të dhëna lidhur me motivin e vrasjes së tij, pasi policia po heton të kaluarën e 25 vjecarit. Paraprakisht dyshohet për prishje të pazareve të drogës por agjentët po mbledhin ende prova.

 

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se makina ku u gjet trupi i pajetë është me targa të Tiranës dhe është në pronësi të një vajze nga kryeqyteti.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *