Çaush Saliasi është punonjësi i policisë që u qëllua për vdekje nga kolegu I tij në ambjentet e komisariatit nr.3 në kryeqytet.
55-vjeçari Saliasi u qëllua nga kolegu i tij, 25-vjeçari Ludian Zaimi.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të hënës kur të dy punonjësit do të merrnin turnin e tretë.
Nga burimet dyshohet se Zaimi ka deklaruar që vihej në lojë e tallej nga kolegu i tij, kjo dyshohet të ketë qenë edhe arsyeja e përplasjes së dy punonjësve të policisë.
Pas ngjarjes Çaush Saliasi u dërgua menjëherë në spital ku iu dha edhe ndihma e shpejtë por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Të shkosh të përdorësh armën për fjale koti kjo nuk falet vetegjugjesia duhet ndaluar aq më keq të punonjësit e ligjit