Kthimi i qytetarëve në banesat e tyre shkaktoi radhë kilometrike këtë të diel në aksin Llogora-Orikum.

Qytetaret që udhëtuan drej Jugut këtë fundjave, mbetën te bllokuar ne trafik.

Moti i paqëndrueshëm dhe reshjet e shiut detyruan pushuesit që të largohen më herët se zakonisht. Siç dallohet edhe nga fotot e siguruara, një numër i lartë automjetesh qëndrojnë në radhë.

Me qëllim për të parandaluar radhët e gjata, Drejtoria e Policisë Rrugore informoi të premten se kishte marrë masa për menaxhimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, duke angazhuar në terren 550 punonjës të Policisë Rrugore, radarë, kamera dhe alkoolteste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *