Një ngjarje e rëndë tronditi dje Gjermaninë, ku një 44-vjeçar vrau me armë dy fëmijët e tij, plagosi gruan dhe më pas vrau edhe veten.

 

Sipas mediave gjermane dyshohet se familja ku ka ndodhur masakra është nga Kosova. Bild.de raporton se Flamur R. ka qëlluar dy fëmijët e tij, 11 dhe 13 vjeç, si dhe gruan, ndërsa në fund qëlloi edhe veten.

 

Ai dhe dy fëmijët kanë humbur jetën në banesë, ndërsa gruaja është në gjendje të rëndë në spital. Mbeten mister arsyet që kanë çuar Flamur R, drejt kryerjes së kësaj masakre në familjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *