Një krijesë e çuditshme me kokë të ngjashme me delfinët, dhëmbë të mprehtë dhe një bisht të gjatë si gjarpri ka dalë në bregun e detit. Vendasit e tronditur gjetën kafshën misterioze në plazhin Destiladeras në bregdetin Paqësor të Meksikës, por askush nuk ka arritur ta identifikojë atë.

 

Sipas mediave lokale, kafsha nuk ka sy, duke bërë që disa të parashikojnë se mund të ketë ardhur nga thellësia e Oqeanit Paqësor, ku asnjë dritë nuk depërton dhe sytë nuk duhen. Kafsha u gjet nga njerëz që ecnin në plazh, të cilët menduan fillimisht se ishte një delfin i ngordhur.

 

Kur u afruan, e kuptuan se ishte diçka krejtësisht ndryshe. Asnjë nga peshkatarët e intervistuar nuk e kishte parë më parë një kafshë të tillë.  Sidoqoftë, ata theksuan se në Porto Vallarta ka një zonë detare mijëra metra të thellë.  Ata spekuluan se kjo mund të ishte shtëpia e krijesës së çuditshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *