Ky që shihni në foton më sipër është Flonino Mërkuri, 23-vjeçari shqiptar që u masakrua me thikë nga ish burri i të dashurës, Vera Myrtaj në Itali.

 

Dyshohet se autori Viron Karabollaj 40 vjeç kreu krimin pasi nuk pranoi historinë e tyre të dashurisë, duke i dhënë më pas fund edhe jetës së tij në magazinën ku punonte.

 

Autori dhe gruaja 37 vjeç që mbeti viktimë, kishin së bashku dy vajza, por prej disa vitesh ata ishin ndarë.

 

Krijimi i një lidhje tjetër nga ana e Vera Myrtajt për rreth 1 vit solli nervozizmin e autorit, duke kryer veprimin e rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *