Subscribe

Armand Dumani ishte viktima e dytë e atentatit që tronditi zonën e Astirit mbrëmjen e të shtunës.

 

26-vjeçari, i cili ishte pasagjer në mjetin që drejtohej nga Erigers Mihasi, u qëlluan me breshëri kallashnikovi brenda makinës lukzoze tip “Audi” A 7, nga persona ende të paidentifikuar.

 

Pas ngjarjes, atentatorët janë larguar menjëherë drejt Thumanës, ku edhe u gjet një automjet i djegur “Toyota”. Mësohet se targat e mjetit të atentatorëve të Mihasit dhe Dumanit janë denoncuar të vjedhura në kryeqytet më 2 korrik të këtij viti.

 

Brenda mjetit u gjetën 2 kallashnikov pa silenciator, të cilët mendohen se janë arma e krimit që i mori jetën Erigers Mihasit, 32 vjeç dhe Armando Dumanit 26 vjeç.

 

Erigers Mihasi, i cili ishte dhe shenjestra e atentatit, njihet si një personazh i rrezikshëm dhe me shumë lidhje në botën e krimit. 32-vjeçari i vrarë njihet si mik i ngushtë i Ervis Martinajt dhe i ish-policit të ekzekutuar në gusht 2019, Santiago Malko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *