Mediat greke kanë publikuar pamjet nga plagosja e 34-vjeçarit shqiptar Renis Fejzolli.

Ky i fundit duket i shtrirë në tokë, teksa punonjësit e policisë që i japin ndihmën e parë të riut, duke i fashuar plagët. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në rrugën ‘Iera Odos’ dhe ‘Spyrou Patsi’.

Fejzolli është dërguar në spitalin Giorgos Gennimatas ku po trajtohet për dëmtime në bark. Mediat greke raportojnë se autorët kanë qenë duke hipur në një mjet me të cilin i janë afruar 34-vjeçarit para se ta qëllonin tre herë.

34-vjeçari ka qenë i arrestuar më parë për trafik droge dhe pista ku policia po heton është prishja e pazareve të drogës. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *