E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Foto ekskluzive/ Admir Murataj në vilën e tij dhe pse ishte në kërkim

Admir Murataj dhe Klement Çala ishin në këkrim ndërkombëtar nga Greqia prej vitit 2013 por kjo nuk i pengoi qe pas grabitjes së blindave me para në Qafë Kashar, të riorganozoheshin sërish për të realizuar një nga grabitjet më spektakolare mesditen e 9 prillit në aeroportin e Rinasit.

 

Vizion Plus ka siguruar një foto të Admir Muratajt në vilën e tij në Prezë ne vitin 2017, pak ditë para grabitjes së blindave me para në Qafë Kashar, ngjarje për të cilën arriti t’i shpëtoi operacionit “patriot” ku u arrestuan bashkëpunëtorët e tij.

 

Reklamë

Edhe Klement Çala u dyshua si i perfshirë në të njëjtat grabitje asokohe por edhe ai i shpëtoi kapjes.

 

Nga deklarimet e një prej të arrestuarve, Alkond Bengasit rezulton se Murataj dhe Çala jetonin normalisht pa u shqetësuar nga policia në disa prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet dhe jo vetem ndonse backroundi i tyre kriminal i cilësonte persona të rrezikshëm.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë