E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Foto e fundit e autorit të krimit makabër në Rrëshen

Dalin të tjera detaje nga vrasja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e të martës në Kodër Rrëshen. “Vizion Plus” ka siguruar disa foto të fundit të autorit Fatmir Kolecaj, i cili u mori jetën me armë zjarri ish-gruas së tij Esmeralda Filopati dhe ish-kunatit Vledison Filopati.

 

Kolecaj është shpallur në kërkim nga policia. Për kapjen e tij forcat e policisë kanë vënë në dispozicion shumën prej 5 milionë lekësh për këdo që jep informacion. Fatmir Kolecaj ishte një person problematik.

 

Reklamë

Mësohet se ai kishte rreth një vit që ishte liruar nga burgu, ndërsa dhunonte vazhdimisht gruan e tij. Kjo e fundit kishte edhe urdhër mbrojtjeje, por pavarësisht kësaj u vra mbrëmjen e të martës. Fatmir Kolecaj dhe Esmeralda Filopati kishte tre fëmijë, të lënë jetimë pas kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

 

Më shumë video

Reklamë