E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

FOTO/ Dritan Dajti lë qelinë, shfaqet në varrimin e të ëmës

Dritan Dajti ka lënë për pak orë qelinë, duke marrë leje nga instancat përkatëse, për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ëmës.

Në foton e siguruar nga Vizion Plus, shfaqet Dritan Dajti, i rrethuar nga forca të shumta policie.

Dritan Dajti është një ndër emrat më të përfolur të botës së krimit, pas vrasjes së katër policëve, ngjarje që tronditi vendin.

Ai u prangos në vitin 2009 dhe u vu nën akuzë për veprën “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kryer ndaj punonjësve të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, por këto akuza ai i mohoi duke deklaruar se qëlloi me armë për t’u vetëmbrojtur pa e ditur se ata ishin policë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë